Energjetika ishte ndër temat kryesore të mbledhjes së shtatëmbëdhjetë të Komisionit Ndërqeveritar Bullgari-Rusi për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik, e cila u zhvillua në rezidencën Evksinograd afër qytetit bregdetar Varna.
Ishte bërë shqyrtim i angazhimeve të plotësuara të arritura në kuadrin e Hartës rrugore të nënshkruar më 2017 për zgjerimin e infrastrukturës së transmetimit të gazit nga kufiri bullgar me Turqinë deri në atë me Serbinë. Projekti është vazhdim i “Rrymës Turke” dhe do ta transmetojë gazin rus në drejtim të Serbisë dhe Hungarisë.
Ishte diskutuar dhe procedura për zgjedhjen e investitorit strategjik për Centralin Atomik Elektrik “Belene” dhe palët nënvizuan rëndësinë e pjesëmarrjes së prodhuesit të pajisjes “Rosatom” në realizimin e projektit.
Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..
Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të..
Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit. Kjo është një datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..