Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka nevojë për metodikë të re për hetimin e aksidenteve në rrugë

Foto: BGNES

Metodikë e re për hetimin e aksidenteve në rrugë, mbledhje më efektive e gjobave të vëna për shkeljet e rregullave të qarkullimit, kontrollime të sigurisë së të gjitha rrugëve, jo vetëm të autostradave – këto janë disa nga rekomandimet në raportin e Agjencisë Shtetërore “Siguria e Qarkullimit Rrugor”.

Në bazë të këtij raporti të parë gjithëpërfshirës për sigurinë e qarkullimit rrugor në Bullgari do të përpilohet Strategjia për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor për periudhën 2021-2030. Metodika e re për hetimin e aksidenteve në rrugë do të qëllojë analizën e thelluar të të gjitha fakteve dhe rrethanave të lidhura me aksidentet.

Aktualisht sipas të dhënave të Policisë Rrugore 96% prej aksidenteve të tilla në vend janë rezultat i gabimeve të shoferëve. Metodika e re do të analizojë siç sjelljen e shoferit, kështu edhe gjendjen e automjetit, atë të  infrastrukturës, situatën meteorologjike etj. Sipas rekomandimeve në hetimin e aksidenteve në rrugë duhet të marrin pjesë specialistë nga fusha të ndryshme – jo vetëm policë rrugorë, por edhe inxhinierë, ekspertë të sigurisë rrugore etj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD