Kampionët bullgarë të futbollit nga skuadra “Ludogorets” mposhtën si mikpritës në qytetin Razgrad “CSKA Moskën” me rezultat 5:1. Ndeshja ishte në kuadrin e grupit H të Ligës së Evropës. Kështu skuadra bullgare akoma në fillim ka përparësi të madhe në edicionin e sivjetshëm të fazës grupore të Ligës së Evropës me 3 pika në grupin H.
Sfida tjetër për “Ludogoretsin” është ndeshja kundër hungarezëve nga “Ferencvarosi” më 3 tetor, të cilët me rezultat 1:1 fituan një pikë në Spanjë kundër “Barcelonës”
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..