Prokurori i përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Zv.Kryeprokurori Ivan Geshev zhvilluan një takim pune në Hagë me Presidentin e “Eurojust” Ladislav Harman. Temat kryesore të bisedimeve kanë qenë bashkëpunimi në kundërvënien e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, trafiku i qenieve njerëzore dhe migracioni ilegal.
Duke folur bashkëbiseduesit kanë përmendur disa shembuj për aksione të përbashkëta të suksesshme, si “Halifax – kundër migracionit ilegal, aksioni kundër financimit të terrorizmit sipas sistemit Havala, ndalimi në Spanjë i shefëve të grupeve për krime tatimore, ndalimi i autorëve të mashtrimeve telefonike në Rumani dhe aksioni në Norvegji kundër pornografisë së fëmijëve.
Numri i përgjithshëm i rasteve, mbi të cilat ka punuar zyra bullgare e “Eurojust”-it janë 454.
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..