Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov është për një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut

Foto: arkiv

Kryeministri Bojko Borisov është për një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut nga data 24 deri më 27 shtator. Qëllimi i kësaj vizite të parë të kryeministrit bullgar në Kore është zgjerimi i dialogut politik, ekonomik dhe kulturor midis të dyja vendeve. Borisovi do të takohet me kryeministrin Lee Nak-yeon dhe me presidentin e vendit Moon Jae-in. Kryeministri bullgar do të vizitojë qendrën për veprimtari shkencore dhe zhvilluese të kompanisë “ Hyundai Motor Group” dhe Universitetin për gjuhë të huaja  “Hankuk” në Seul. Në delegacionin bullgar i cili e shoqëron kryeministrin janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, Ministri i financave Vlladisllav Goranov, Ministri i transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD