Situata në Mesdheun Lindor përforcon bashkëpunimin ushtarak të SHBA-së me Greqinë
Departamenti Shtetëror Amerikan bëri të ditur se në kontekstin e tensionit në rritje në Mesdheun Lindor Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes për dialog për bashkëpunim më të ngushtë me Greqinë. Gjatë muajve të fundit në këtë drejtim përfaqësuesit e SHBA-së kanë zhvilluar disa takime me kolegët e tyre grekë. Rezervat potenciale të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor përforcuan tensionin ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Qipros. Athina dhe Nikozia nuk pranojnë pretendimet e Ankarasë për zotërim nga ana e saj të të drejtave për të kërkuar naftë dhe gaz në regjion. Gjatë korrikut Bashkimi Evropian miratoi sanksionet ndaj Turqisë për shkak të kërkimeve të saj të gazit në ujërat që ndodhen në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros.
Holanda mund të vendosë veto ndaj integrimit evropian të Shqipërisë
Ministri holandez i punëve të jashtme Stef Blok deklaroi se kur bëhet fjalë për nisjen e negociatave të BE-së me Shkupin dhe Tiranën, ato duhet të ndahen, sepse ka shumë dallime në problemet e tyre të brendshme dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut është më i dukshëm në krahasim me atë të Shqipërisë. “Shqipëria do të mund të fillojë negociata me BE kur i plotëson kriteret e domosdoshme, por nuk ka ardhur ende momenti për këtë” – është i mendimit Blok. Shumë media e komentuan deklaratën e ministrit holandez si shenjë për këtë se më 18 tetor Holanda do të vendosë veto ndaj Shqipërisë, pavarësisht nga vendimi i ndryshëm i Bundestagut gjerman për këtë çështje.
Mali i Zi: Ndryshimi i kufijve nuk është qasja dominuese në BallkanPresidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi pas bisedimeve në kuadrin e sesionit të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se “ideja rreth shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimeve të kufijve nuk është e mirë dhe nuk është më qasja dominuese për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse asgjë nuk mund të përfundojë me këtë precedent, pasi ai krijon efektin domino dhe kjo mund të rrezikojë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë”. Sipas tij “po përpunohen qasje të tjera të cilat do të sjellin deri te qëllimi i përbashkët për stabilitet në Ballkan”.
Qeveria në largim e kryeministrit Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Beogradin se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë asnjë përfaqësues shtetëror të vendeve të tjera, që të vijë në Kosovë dhe të bëjë fushatë, ndërkohë që vendi është në prag zgjedhjesh (më 6 tetor). Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ndaloi zyrtarisht hyrjen e përfaqësuesve zyrtarë të Serbisë në vend pas reagimeve nga ana e koalicionit të serbëve kosovarë “Liria” (Sloboda), i cili përbëhet nga dy parti politike serbe – Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës. “Liria” akuzon Beogradin se ushtron presion ndaj serbëve në Kosovën e Veriut në favor të “Listës Serbe”. Sipas koalicionit “Serbia nuk ka pasur asnjëherë më parë ndikim më të madh se sa tani. Është e dukshme që “Lista Serbe” është organizatë që ndodhet nën kontrollin e plotë të autoriteteve të Beogradit. Në çdo rast, ajo është struktura politike më dominuese e serbëve në Kosovë dhe për Beogradin është normale që të shfrytëzojë të gjitha resurset që njerëzit të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve..