Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Kolev shpiku një karrocë për njerëzit me aftësi të kufizuara, e cila ngjitet majave

Njerëzit në karroca invalidësh çdo ditë provojnë në kurrizin e vet “armiqësinë” e mjedisit të qytetit. Ata “luftojnë” me trotuaret e larta, me pragjet e pakalueshme të godinave publike dhe të dyqaneve, me rampat të cilat nuk i çojnë askund. Por, për më tepër - me apatinë e zyrtarëve, nga të cilët varet ndryshimi këtij mjedisi të pafavorshëm. Dhe derisa ëndrra e tyre të mund të arrijnë aty, ku mund të shkelë këmba e njeriut, mbetet akoma iluzion, një bullgar i frymëzon me shpikjen e tij.

Karroca elektrike e Ivajllo Kolevit me lehtësi i përballon pengesat e qytetit dhe ngjitet nëpër majat e maleve. Ajo lëviz në dy rrota, balancon me xhiroskop dhe përdor bateri, të cilat punojnë rreth 8 orëve.

Lëvizja përpara dhe mbrapa realizohet  përmes përkuljes së trupit, që është një farë rehabilitimi, kurse i merr kthesat me ndihmën e një timoni - thotë shpikësi. Derisa në karrocat e zakonshme njerëzit qëndrojnë të ulur, pa bërë absolutisht asgjë, në këtë, që të mund ta vënë në veprim, përdoruesit duhet të bëjnë lëvizje me trupin, kurse kjo forcon muskujt e tyre - kuptohet, aq sa është e mundur dhe në varësi nga traumat. Qëllimi tjetër përpara ekipit tonë ishte që ta ngremë maksimalisht njeriun në karrocë, në mënyrë që ai të jetë në nivelin e vështrimit të të tjerëve që ecin në këmbë, kështu ai do të ndihet i barabartë.

Përpara viteve, Ivajllo Kolevi ka vizituar rastësisht një nga stërvitjet e skuadrës së basketbollit për njerëz me aftësi të kufizuara. Atëher ai ka takuar për herë të parë këta njerëz me një formë mjaft të fortë trupore dhe me një frymë edhe më të fortë. Duke e parë sesa vështirë ata arrijnë deri në sallë dhe hyjnë në të, ai ka vendosur që t’i përkushtohet një kauze, për të cilën i duhen afro 3 vjet, por kurorëzohet me sukses – karroca e parë në botë që i kalon pa problem të gjitha pengesat e qytetit.

Me “Të Egrën”, siç e quanjnë karocën në ekipn e Ivajllo Kolevit, përpara ca kohe, në majën Çerni Vrëh (në malin Vitosha) fare vetë u ngjit Vlladi Gjurov, i cili ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti me biçikletë. Kurse kjo është një arritje botërore - asnjë njeri deri në këtë moment nuk ka arritur me karrocë deri në një pikë aq të lartë mbi nivelin e detit. Kjo është dhe shpresë për shumë njerëz se mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Por, që të mund të bëhet kjo ka nevojë për ndihmë - për prodhimin e saj dhe për njerëzit në nevojë që të mund ata t’ia lejojnë vetes.

Deri në këtë moment, kudo ku i jemi mbështetur shtetit, kemi hasur vetëm probleme - pohon Ivajllo Kolev. Mot do të bëjmë formimin e çmimit dhe do të shikojmë a mundet shteti në ndonjë farë mënyre t’i ndihmojë këta njerëz. Mjerisht, kohët e fundit ai nuk bën mjaft për ta, por ne do të bëjmë atë që është e domosdoshme. Po zhvillojmë teste të përditshme të makinës dhe absolutisht çdo njeri, i cili është lidhur me ne, e ka provuar falas karrocën - ekipi ynë shkon deri në shtëpinë e tij, e merr, e mëson, e shëtit në malin Vitosha, në parqe. Ideja jonë është që të mund të bëjmë disa karroca dhe t’ua japim njerëzve që kanë nevojë. Kështu ata do të mund të dalin në rrugë do të shëtisin në mal ose kudo që të duan. Dhe të paktën për pak të dalin nga izolimi në të cilin jetojnë për shkak të mejdisit jo të favorshëm të qytetit.

Karroca mund të përdoret për ngjiten e shkallëve, por mund të themi dhe se i kalon pothuaj të gjitha pragjet e dyqaneve, me qenë se në pjesën më të madhe të rasteve përveç tyre edhe dyert nuk janë të përshtatur për përdorim nga njerëzit në karrocë invalidësh. Për njerëzit me aftësi të kufizuara është jashtëzakonisht vështirë të dalin në rrugë. Për ta pothuaj të gjitha rajonet e Sofjes janë të paarritshme - bile në vendet ku ka rampa, nuk janë siguruar kushte të domosdoshme për përdorimin e tyre.Vlladi Gjurov dhe Ivajllo KolevPavarësisht nga interesi i madh nga jashtë, Ivajllo Kolev do të mundohet ta prodhojë karrocën e tij pikërisht këtu, në vendin tonë. Sepse mendon para së gjithës për bashkatdhetarët tanë që kanë nevojë për të.

Foto:IMobility

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD