Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysma e punëmarrësve bullgarë paguajnë kontributet e tyre të sigurimeve në bazë të pagës minimale për vendin

Ministri Goranov
Foto: BGNES

49,8% prej bullgarëve, të cilët kanë punuar në përputhje me legjislacionin bullgar gjatë vitit 2018 kanë paguar sigurimet e tyre të detyrueshme të llogaritura në bazë të pagës minimale për vend, shpalli Ministri i financave Vlladisllav Goranov.

6,15% prej bullgarëve, të cilët paguajnë tatime kanë deklaruar të ardhura mbi 4500 euro – që është një tregues i lartë në krahasim me pagën minimale për vend – 261 euro. Në të njëjtën kohë 47,7% prej bullgarëve me të ardhura të larta gjithashtu kanë paguar kontributet e tyre të sigurimeve të llogaritura në bazë të pagës minimale, nënvizoi Goranovi.

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për vitin e kaluar 2018 bëhet e qartë se 3 135 844 bullgarë kanë paguar tatim mbi të ardhurat e personave fizikë. Gjithsej tatimet e mbledhura kanë qenë me vlerë të përbashkët 1,73 mlrd. euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja do të presë një sesion të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..

botuar më 24-07-31 11.13.PD

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD