Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të negociojë me ITN, por nuk do të mbështesë një kabinet të rregullt

| rinovuar më 24-08-01 5.14.MD
Bojko Borisov
Foto: BTA

Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka sqaruar se deputetët e tij nuk do të votojnë për një kabinet brenda këtij parlamenti.

“Ne kemi një program që do ta hedhim në tavolinë, tashmë kemi zhvilluar bisedime me ta në mandatin e parë. Besoj se këto biseda janë të dobishme, sepse do të na mësonin mençurinë për pas zgjedhjeve”, tha Bojko Borisov.

Me rastin e përfshirjes së emrit të kryetares së Kuvendit, Raja Nazarjan, nga bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, për grusht shteti të gatshëm, lideri i partisë komentoi se kjo do të nënkuptonte një shumicë të re para zgjedhjeve dhe një GERB shumë të zemëruar.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare është ndër personat e specifikuar në amendamentet e Kushtetutës që mund të mbajnë postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit në rast se nuk mund të zgjidhet një qeveri e rregullt.

Ndërkohë Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe ITN gjetën ngjashmëri në pikëpamjet dhe temat e konsultimeve të organizuara nga ITN me rastin e mandatit të tretë për formimin e qeverisë. "Kuptimi i përgjithshëm i një kabineti të rregullt po na udhëheq në bisedime, pasi nuk është normale të shkosh në zgjedhje të parakohshme parlamentare gjashtë herë në 3 vjet," tha Borisllav Gucanov, kryetar i grupit parlamentar të së majtës.

"Deri më sot, në total, tashmë kemi 66 përfaqësues të popullit, ose forcën e parë politike në këtë parlament që duan të punojnë menjëherë për shoqërinë," tha Stanisllav Ballabanov nga ITN. Ai rekomandoi liderët e tjerë politikë që në ditët në vijim të mendojnë më me përgjegjësi për të ardhmen.

“Në përgjithësi kemi të njëjtat synime për formimin e kabinetit, barra tani duket se bie mbi supet e “Po  e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” dhe GERB”, komentoi Toshko Jordanov, kryetar i grupit parlamentar të ITN.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BALKAN MOODS – klasikë, xhaz dhe folklor bashkohen në një projekt muzikor në Varnë

Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë bullgarë do të prezantojnë në Varna projektin BALKAN MOODS, që bashkon muzikën klasike, xhazin dhe..

botuar më 25-07-12 6.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites mbi rajonet lindore dhe..

botuar më 25-07-11 7.35.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri kërkoi falje nga Hristijan Mickoski

Që nga fillimi i luftës, Bullgaria e ka mbështetur Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë rindërtimit pas luftës, sepse është me rëndësi të madhe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për mirëqenien e..

botuar më 25-07-11 3.44.MD