Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ndryshimi i qeverisjes në Prishtinë

Foto: EPA/BGNES

Opozita në Kosovë – lëvizja e majtë “Vetëvendosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e së qendrës së djathtë fituan zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë në Prishtinë në pushtet vijnë politikanë të rinj, të cilët nuk u përkasin radhëve të UÇK-së. Problemi më i madh i kabinetit të ri mbeten marrëdhëniet me Serbinë. Pas normalizimit të këtyre marrëdhënieve Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së, por për të vazhduar negociatat më parë duhet të hiqet taksa 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia.


Presidenti Erdogan e pajton Beogradin me Sarajevën

Foto: EPA/BGNES

Bashkëpunimi trepalësh – Turqi – Serbi – Bosnjë e Hercegovinë është në fokusin e vizitës së Presidentit Rexhep Erdogan në Serbi. Në kuadrin e saj do të vihet guri i themelit i autostradës që do të financohet nga Turqia dhe e cila do ta lidhë Beogradin me Sarajevën. Gjatë qëndrimit të tij në Serbi do të inaugurohen 6 fabrika të kompanive turke dhe do të vihet guri i themelit i një fabrike tjetër. Presidenti do t’i inaugurojë nëpërmjet lidhjeve video projektet e realizuara nga Agjencia turke shtetërore për bashkëpunim dhe zhvillim, ndër të cilat është restaurimi i kështjellës osmane Ram.


Pentagoni me baza të reja strategjike në Greqi

Foto: EPA/BGNES

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan marrëveshje në sferat e mbrojtjes, ekonomisë dhe energjetikës. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis i bëri thirrje sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompeo që Uashingtoni ta përdorë influencën e vet në Mesdheun Lindor, ku Qiproja dhe Turqia kanë mosmarrëveshje në lidhje me eksploatimin e burimeve të reja të gazit. Përveç bazave të mëdha detare dhe ajrore në gjirin Suda, Pentagoni tashmë do të përdorë dhe aeroportet për drona në Larisa dhe portin në Aleksandrupolis. Ata mbulojnë Lindjen e Mesme, Evropën Juglindore dhe Ukrainën. 


Shkupi dhe Athina negociojnë për markën “Maqedonia”

Foto: архив

Fillon puna e komisionit  Greqi – Maqedoni të Veriut për çështjen e diskutueshme për përdorimin e markave tregtare. Sipas Marrëveshjes së Prespës brenda afatit 3-vjeçar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes Shkupi dhe Athina duhet të zgjidhin problemin për përdorimin e markave tregtare, emrat gjeografike dhe emrat tregtare, të cilat mbajnë fjalët “Maqedoni” dhe “maqedonas”. Georgi Filipov, bashkëkryetari nga ana maqedonase, komentoi se është normale që Greqia si një ekonomi më e madhe dhe tashmë e integruar në BE të ketë më shumë marka tregtare “maqedonase”. Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë vetëm 334 marka tregtare me regjistrim ndërkombëtar dhe vetëm 5 prej tyre mbajnë në emrin e tyre emrin Maqedoni. Vendi ka dhe vetëm 5 produkte me regjistrim ndërkombëtar me tregues gjeografikë maqedonas.


Kriza qeveritare në Rumani

Foto: архив

Pas dështimit të kandidatit rumun për komisioner evropian të enjten Parlamenti në Bukuresht do të votojë mocion mosbesimi kundër qeverisë rumune. Kërkesa për këtë ishte nënshkruar nga 237 deputetë, kurse për rrëzimin e kabinetit ka nevojë për të paktën 233 vota. Kryeministrja Viorica Dancila, e cila tashmë nuk e gëzon përkrahjen e partisë së saj socialdemokratike deklaroi se në se e humb postin e vet aktual do të bëhet akoma më aktive në përpjekjet e saj për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD