Turistët e prekur nga falimentimi i “Astral Holidays” – dega bullgare e operatorit të falimentuar britanik “Thomas Cook”, do të mund të realizojnë udhëtimet e tyre të planifikuara, ose do të marrin prapë shumat e paguara për to. Këtë e bëri të ditur Liljana Arsova nga Ministria e Turizmit. Për këtë qëllim të interesuarit duhet t’i drejtohen kompanisë së sigurimeve “Unika”. Arsova i qetësoi klientët se kompania i ka zbatuar të gjitha kërkesat për shpalljen e falimentimit, gjë që është në dobi të turistëve. Mirëpo, ekspertët mendojnë se do të ketë dhjetëra hotele të prekura nga falimentimi i shoqërisë.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..