Legjenda e atletikës bullgare Nikolina Shtereva do të jetë në krye të Maratonës së Sofjes Wizz Air. Shtereva është vrapuese në distanca mesatare. Është mbajtëse e medaljes së argjendtë në vrapimin 800 metra në Lojërat në Monreal 1976, është mbajtëse e Kupës Botërore dhe kampione e dyfishtë evropiane. Deri tani janë regjistruar për pjesëmarrje pothuajse 5000 veta. Startet e veçanta të aktivitetit, i cili do të mbahet këtë të diele janë nga sheshi Batenberg në qendër të Sofjes. Në orën 9.30 është starti i maratonës klasike (42.195 km.), në orën 9.55 është starti masiv ( 2.5 km.), në orën 10.05 startojnë të sëmurët nga kanceri dhe paraolimpikët.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..