Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – Maqedonia e Veriut: mediat kundër gjuhës së urrejtjes

Foto: REUTERS

Një prej kushteve të Sofjes për ta përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE është që mediat maqedonase ta ndërpresin gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë. Në Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Miqësisë thuhet se mediat në dy vendet do të bëjnë përpjekje në këtë drejtim. Si do të ndodhë kjo? Këtë pyetje Radio Bullgaria ua drejtoi dy gazetarëve, të cilët konsiderohen si doajenë në këtë sferë: gazetari bullgar Kosta Filipov dhe ai maqedonas Vladimir Perev. Ja përgjigjet e tyre:

Kosta Filipov dhe Vladimir Perev.

Duhet të ketë korrespondentë të paktën të mediave publike në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Zyra e fundit e korrespondentëve të BNR-së në Shkup u mbyll në vitin 2011. Unë e mbylla derën dhe e hodha çelësin në ujërat e Vardarit. Kjo tregon mungesën e interesit në të dyja shoqëritë dhe shtetet njëra ndaj tjetrës. Unë nuk mund ta kuptojë këtë mungesë interesi nga ana maqedonase, sepse ne jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s që prej shumë vitesh. Ata gjithashtu duan të bëhen anëtarë dhe është logjikshëm të shfaqin interes – si të ecin në këtë rrugë, cilat janë gabimet, sukseset, problemet kryesore, të cilat duhet të zgjidhen. Para pak kohe zhvilluam një takim në Ohër të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me kolegë nga Maqedonia e Veriut dhe me gazetarë bullgarë. Kolegët maqedonas dhanë si shembull Zgjedhjet Evropiane më 26 maj – asnjë media e Maqedonisë së Veriut nuk dërgoi korrespondent të vet në Sofje, por të paktën 20 gazetarë maqedonas e mbuluan ngjarjen në Athinë.

Gjithmonë mund të gjenden para për një kauzë, si për shembull për rritjen e nivelit të informimit të njerëzve në të dyja anët e kufirit, sepse ne ende nuk njihemi mirë njëri tjetrin. Kam parasysh dhe gazetarët profesionalë, sepse kjo është puna e tyre – t’i njohin mirë fqinjët e tyre dhe pas kësaj të merren me problemet globale evropiane. Ka para. Është çështje vullneti politik dhe përpjekjeje që të ndryshohet gjendja.”

Midis nesh nuk ka gjuhë të urrejtjes. Kur nuk duhet të jemi Komision i dytë historik dhe nuk duhet të bëhemi avatarë të Bojko Borisovit dhe Zoran Zaevit. Nga ne varet nëse do të njihemi më mirë, ose nëse do t’i besojmë njëri tjetrit. Gjatë muajit dhjetor Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejta të plota i NATO-s. Nesër ushtarët e tyre dhe ata bullgarë do të marrin pjesë në misione dhe ata duhet të ruhen njëri tjetrin. Si do ta bëjnë këtë, nëse nuk ka besim të ndërsjellë?

Mendoj se do të jetë mirë po të kemi media, sajte, gazeta dhe revista të përbashkëta... Madje mund të shkoj më larg – të krijojmë media, ku autorët maqedonas të shkruajnë në maqedonisht, me vërejtjen se ky është dialekt bullgar dhe se bullgarët do të shkruajnë në bullgarisht. Kur çdonjëri shkruan në gjuhën e vet atëherë është më lehtë të përballohet barriera gjuhësore. Mirëpo, këtu bëhet fjalë për politikë, për njohjen e gjuhës. E di dhe po ju garantoj se nga ana maqedonase do të dëgjohet një klithmë e madhe se ky bilinguizëm do ta zhytë maqedonishten, 7 mln bullgarët me tërë prodhimin e tyre prej sajtesh, tekstesh dhe programesh historike do t’i mbytë mediat maqedonase. Mirëpo, gjithmonë është kështu, i vogli humbet. Kjo është formë dialektike.”

Shtetet duhet të inkurajojnë veprimtaritë e përbashkëta “Maqedoni – Bullgari” në lëmin e informacionit. Subvencionet që jepen për reklamimin e  programeve të panevojshme televizive, të cilat shërbehen për kënaqjen e kotësisë personale të politikanëve – i ka edhe në të dyja vendet – duhet t’i drejtojnë në një vepër të përbashkët të të dyja shteteve.

Likuidimi i gjuhës së urrejtjes është një pritje joreale. Të folurit kundër Bulgarisë, fjalët ofenduese, sulmet personale – ja tani po dëgjoj fjalë të tilla kundër Ekaterina Zaharievës, kjo është pjesë e edukimit maqedonas kombëtar. Kjo është pjesë e kulturës maqedonase të përhapur pas vitit 1945. Kjo nuk mund të asgjësohet me një akt. Gjithmonë kam menduar se lidhjet më të afërta, kalimi më i lehtë i kufirit, regjistrimi i një numri më të madh studentësh në universitetet bullgare, bashkëpunimi mes gazetarëve, programet e përbashkëta midis Bullgarisë dhe Maqedonisë do të kenë një ndikim të mirë, por sigurisht që mund të ketë mendime të ndryshme.”





Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD