Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave hap dyer për nxënësit

Akademia Bullgare e Shkencave
Foto: Ani Petrova

Më shumë se 10 000 nxënës do të arsimohen në muzetë dhe në institutet e Akademisë Bullgare të Shkencave gjatë vitit të ri mësimor. Iniciativa realizohet në kuadrin e  marrëveshjes së re të lidhur  midis Ministrisë së Arsimit dhe organizatës më të madhe shkencore bullgare, e cila sivjet feston përvjetorin e vet të 150. Më shumë se 10  institute hapin dyer për nxënësit, të cilët do të hyjnë në laboratorët shkencorë. Do të paraqiten qasjet e kërkimit në fizikë, astronomi dhe në teknologjitë kozmike, do të rriten kompetencat e fëmijëve në sigurinë kompjuterike dhe të informacionit e të tjera. Programi ka për qëllim të përmirësojë rezultatet në arsim të nxënësve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD