Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i 107-të i fluturimit të parë ushtarak

Foto: www.lostbulgaria.com

Sot Forcat Ajrore Bullgare shënojnë festën e vet. Data nuk është zgjedhur rastësisht. Më 16 tetor të vitit 1912, gjatë Luftës Ballkanike togeri Radull Milkov bëri njëkohësisht një fluturim zbulues dhe një bombardim. Kjo datë konsiderohet pagëzimi në zjarr i avionit dhe mësohet në shumë akademi ushtarake në botë. Kujtimi i pilotëve të vrarë gjatë kohës së luftës dhe të paqes u nderua duke vendosur kurora lulesh përpara Monumentit të Pilotit në Sofje. Muzeun e Aviacionit në Krumovo qytetarët mund ta vizitojnë falës gjatë gjithë ditës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..

botuar më 24-11-20 7.35.MD

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD