Pritet se një pjesë e infermierëve që po protestojnë në çadra para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, do të takohen me Мinistrin e shëndetësisë Kirill Ananiev. Në takim ai do të njihet me kërkesat e tyre për paga më të larta, për kushte më të mira të punës dhe për ndryshime legjislative në sektor.
Në intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Elena Toneva, përfaqësuesja e protestuesve, deklaroi se ata insistojnë për ndryshim të plotë të mënyrës së funksionimit të sistemit të shëndetësisë. “Aktualisht në shëndetësi parimi është: sa shumë njerëz të sëmurë, aq më shumë para për paga”. Ky model është i keq – edhe për ne, edhe për pacientët. Sepse e prish moralin tonë dhe shëndetin e pacientëve. Tashmë duhet të flasim për profilaksi” – është e mendimit Toneva.
Protestat e infermierëve filluan në fund të shtatorit.
Pas një takimi në vazhdim të katër orëve me specialistët mjekësorë që po protestojnë Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev premtoi se në kuadrin e një muaji do të propozojë masa konkrete për kënaqjen e kërkesave të tyre, kryesorja prej të cilave është rritja e pagave.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..