Në edicionin e 38-të të ekspozitës ndërkombëtare për produkte ushqimore, përbërës dhe teknologji Saudi Agro-Food, që u mbajt nga 21 deri më 24 tetor në Riad të Mbretërinë e Arabisë Saudite u prezantuan më se 380 firma nga 34 shtete. Herën e dytë Bullgaria u përfshi me një stendë të prodhuesve të bulmetrave, të mishit, të mjaltit, të frutave të ngrira etj.
“Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve bënë gjithçka të mundshme për inkurajimin e eksportit të mallrave bujqësore bullgare për Mbretërinë e Arabisë Saudite” tha zëvendës ministri i bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Janko Ivanov në Riad. Sipas të dhënave paraprake në periudhën janar-qershor 2019 eksporti i mallrave bujqësore bullgare për tregun saudit u rrit me 7 për qind mbi bazë vjetore. Pritet në kohë të afërt të regjistrohet një Kompani Bullgaro-Saudite për Zhvillimin e Investimeve me sëli në Sofje, njoftuan nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Krijimi i saj u kontraktua në një memorandum për bashkëpunim në përpunimin e drithërave, kulturave vajore dhe foragjereve.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..