Exit Poll-i i raundit të parë të zgjedhjeve vendore në Bullgari tregon se pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të vendit do të ketë balotazhe për kryebashkiakët. Sipas të dhënave të agjencisë “Gallup” kandidatët e partisë në pushtet GERB fitojnë që në raundin e parë në qytetet Varna dhe Burgas. Në Sofje kryetarja e tanishme e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova (GERB) merr 34,7 % prej votave kundrejt 24,6 % të kandidates së pavarur të përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) Maja Manollova. Sa u përket listave me kandidatët për këshilltarë bashkie, në kryeqytet koalicioni GERB-Bashkimi i Forcave Demokratike (SDS) ka 33 %, Bullgaria Demokratike (DB) – 17%, BSP - 16%, kandidati i pavarur Boris Bonev ka 10,6 %, VMRO – 5%, “Ataka” – 2%.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..