Në zgjedhjet lokale, që u zhvilluan dje, GERB fiton në qytetet Burgas, Veliko Tërnovo, Vraca, Gabrovo dhe Stara Zahora. Në Kërxhali fiton kryebashkiaku i deritanishëm Hasan Azis nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia që gëzon përkrahjen e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve në Bullgari. Do të ketë balotazh në Sofje, Plovdiv, Lloveç, Bllagoevgrad, Sliven, Shumen, Ruse, Smoljan, Pleven. Sipas rezultateve të 1/5 prej protokolleve të përpunuara në kryeqytet deri në orën 7.00, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova nga GERB fiton 36,34% prej votave, ndërsa kandidatja e pavarur dhe ish-Avokate e Popullit Maja Manollova e përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 26,73 %.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..