Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesmen çek blen grupin më të madh televiziv bullgar bTV

Foto: arkiv

Biznesmeni çek Petr Kellner blen grupin më të madh televiziv bullgar bTV. PPF Group i Kellnerit shpalli zyrtarisht, se blen kompaninë pronare e bTV-së – Central European Media Enterprises (CME). Kontrata është për 2.1 miliard dollarë. Parasë të përfundojë kontrata, ajo duhet të miratohet nga Mbledhja e Aksionarëve të Kompanisë CME, nga komisionet kundër monopolit në shtetet përkatëse dhe nga Komisioni Evropian. Kompania CME është pronare e bTV-së, dhe të grupeve televizive në Çeki (Nova), Rumani (PRO TV), Sllovaki (Markiza) dhe Slloveni (POP TV).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD

Partia “Veliçie” organizon protestë kundër zëvendësimit të votës

Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..

botuar më 25-03-11 3.23.MD