Bullgaria është ndër shtetet e para në BE dhe në botë, të cilat punojnë për zhvillimin dhe përdorimin e rrjeteve të gjeneratës së re 5G, tha zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova gjatë demonstrimit të rrjetit 5G të organizuar nga një nga operatorët e telefonisë mobile tek ne.
Sipas fjalëve të saj në vizionin e Bullgarisë në sferën e qeverisjes elektronike deri në vitin 2023 është përfshirë zhvillimi i administratës digjitale moderne, garantimi i sigurisë së informacionit dhe cilësia e lartë e mirëmbajtjes. Qëllimi është që deri në vitin 2023 procesi i digjitalizimit të administratës të bëhet i pakthyeshëm dhe të përfshijë të gjitha strukturat e saj në vend.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..