Gjatë këtij viti mbushen 760 vjet nga krijimi i mbishkrimeve të njohura murale nga periudha përpara Rilindjes në kishën e Bojanës dhe 40 vjet nga përfshirja e saj në Listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s.
Në lidhje me këtë Muzeu Kombëtar Historik dhe filiali i tij “Kisha e Bojanës” zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare e cila i kushtohet këtij monumenti emblematik. Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Shën Pantelejmon” është e rinovuar dhe e zbukuruar gjatë vitit 1259 me dhurime nga Sredeci /Sofja e sotme/, sebastokrator Kallojan dhe bashkëshortja e tij Desisllava.
Cilët janë krijuesit - kjo akoma mbetet një enigmë me një sërë hipotezash. Prandaj autorët e krijimeve gjeniale emërtohen me nocionin mitik përmbledhës “Mjeshtri i Bojanës”. Mbishkrimet dhe pikturat murale nga viti 1259 - përgjithësisht 240 imazhe - janë kryevepra të shkollës bizantine dhe bullgare nga ajo kohë dhe përmbajnë dhe një sërë elemente novatore. Shumë interesant në veçanti është portreti i bullgares mesjetare Desisllava, që nuk është një imazh kishtar sipas kanunit.
Foto: BGNES
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..