Në Milano u inaugurua një stol-monument i poetit të madh bullgar Penço Sllavejkov , i cili ka vdekur në Itali /në Brunate, tek liqeni Komo/ gjatë vitit 1912. Skulptura e Adrian Novakovit - stoli në të cilin është ulur poeti, gjendet në një kopsht plotë lule në vetë qendrën e Milanos. Përmes kësaj lulishteje përditë kalojnë shumë njerëz. Ajo është vetëm në disa metra nga Biblioteka Kryesore e qytetit “Sormani”, ku në praninë e miqve të shumtë qe prezantuar personaliteti i Penço Sllavejkovit - një intelektual evropian, krijimtaria e të cilit i lidh përgjithmonë Bullgarinë dhe Italinë. Monumenti i ngritur sipas idesë së konsullatës bullgare, do të kthehet në një vend për takime kulturore dhe ngjarje të tjera. Ky është monumenti i dytë i Penço Sllavejkovit në Itali. I pari është i vendosur gjatë vitit 2007 në oborrin e bibliotekës në Brunate.
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..