Me ftesë të një prej kandidatëve për kryetar të Bashkisë së Varnës Kostadin Kostadinov dhe partisë “Vëzrazhdane” në Varna do të mbërrijnë vëzhgues evropianë nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë. Ata do të ndjekin raundin e dytë të zgjedhjeve vendore më 3 nëntor. Vëzhguesit do të mbërrijnë ditën e shtunë, që t’ua sigurojnë qytetarëve bullgarë mundësinë e votimit të lirë, tha Kostadinov. Në raundin e parë Kryetari i Bashkisë së Varnës nga partia në pushtet GERB Ivan Portnih mori 49.31 për qind prej votave. Ai kishte nevojë vetëm për 500 vota, që t’i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë më 27 tetor. Atëherë Kostadinov mbeti në vend të dytë me 14,30%.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të hiqen prej tij ato që nuk kanë mundësi të realizohen, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev..
Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të..
74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që..