Njerëzit e moshuar bëhen një aktiv gjithnjë e më i vlefshëm në tregun e punës, deklaroi sot në Parlament Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve në fund të 2018-ës mbi 197 mijë pensionistë që marrin pension personal në bazë të stazhit të sigurimit dhe moshës po vazhdojnë të punojnë dhe t’i paguajnë sigurimet e tyre, vuri në dukje Ministri. Rritja e punësimit ndër të moshuarit është një tendencë e qëndrueshme që nga viti 2012. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave punësimi i njerëzve të moshës nga 55 deri në 64 vjeç është rritur me 15 % - nga 45,7% gjatë 2012-ës deri në 60,7% - gjatë 2018-ës.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..