Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov do të takohet me Presidentin Donald Trump më 25 nëntor

Kryeministri Borisov (majtas) me familjen Trump
Foto: arkiv

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov në Shtëpinë e Bardhë më 25 nëntor, për të ripohuar lidhjen e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet të dy vendeve, informuan nga zyra për media e Shtëpisë së Bardhë.

Bullgaria dhe Shtetet e Bashkauara të Amerikës janë aleatë në NATO dhe Presidenti Trump pret me padurim të diskutojë mundësitë për forcimin e interesave të të dy palëve në fushën e sigurisë dhe sidomos në sigurimin e stabilitetit në regjionin e Detit të Zi, në lehtësimin e diversifikimit energjetik dhe në kundërvënien e ndikimit dashakeq, i cili kërcënon sovranitetin e Bullgarisë, thuhet në njoftimin e shpërndarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD