Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nuk e kanë të qartë ekonominë e tregut

Foto: arkiv

Bullgarët mësohen me kapitalizmin, por nuk pranojnë shtresimin e madh social. Marrëdhëniet e tregut përkrahen, por kur bëhet fjalë për shifra konkrete, të anketuarit janë skeptik. Këtë e tregon një anketim i  Agjencisë Sociologjike “Gallëp Internesheënëll” dhe Institutit të Sociologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. 57 për qind pranojnë si një gjë normale që njerëzit të ndahen në të varfër dhe në të pasur. Ndër zgjedhësit të së djathtas përkrahja është më e lartë se sa ndër ata të së majtës. Më se gjysma e përkrahësve të socializmit gjithashtu pranojnë shtresimin. Mirëpo, kur bëhet fjalë për përmasa konkrete, njerëzit janë njëzëri se të ardhurat e më të pasurve nuk mund të tejkalojnë më se tri herë të ardhurat e më të varfërve. Për këtë arsye analizatorët janë të mendimit, se bullgarët e pranojnë ekonominë e tregut në mënyrë abstrakte. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD