Me ceremoni festive në Sofje ishte shënuar përvjetori i 100-të i themelimit të Federatës Bullgare të Basketbollit. Në përshëndetjen e dërguar me këtë rast nga Ministria e Rinise dhe Sportit ishte nënvizuar kontributi i federatës për afirmimin e basketbollit si një nga sportet më të dashura dhe më të përhapura në Bullgari.
Me top të artë ishin dekoruar personat prijës që ia kanë kushtuar jetën e vet këtij sporti – gjyqtarë, udhëheqës, trajnerë, sportistë. Mysafirët e ceremonisë ishin sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Andreas Zaklis dhe presidenti i kësaj organizate për Evropë - Turgay Demirel.
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..