Deri tani nuk ka të dhëna për bullgarë të lënduar gjatë lëkundjeve, numri i të cilave për disa orët e fundit është 17. Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar herët në mëngjes ishte me magnitudë 6,4 i shkallës Rihter me epiqendër 21 km. në veri të Durrësit dhe 10 km. thellësi nën Adriatikun. Ai ka shkaktuar plasaritje në muret e ndërtesës së ambasadës bullgare, por kontrollimi i bërë në të tregon se nuk ekziston rreziku i shembjes.
Në misionin tonë diplomatik është krijuar një shtab krize dhe ekipi është gati t’i ndihmojë njerëzit që i drejtohen atij. Në vend është krijuar dhe një grup për ndihmë konsullore, por tani për tani në të nuk janë regjistruar të dhëna për të huaj të prekur nga tërmetet.
Në rast të situatës emergjente, shtetasit bullgarë mund të lidhen me ambasadën tonë në Tiranë në tel. +355 4 22 33 155 dhe +355 4 22 32 906.
Kryeministri Bojko Borisov ia dërgoi telegrame ngushëllimi homologut të tij Edi Rama.
Numri i viktimave tashmë është 13, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli se sot pezullohet mësimi në të gjithë territorin e vendit.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..