Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bletarët ngulin këmbë për ndalimin evropian të pesticideve sintetike

Foto: BGNES

Bullgaria u përfshi në Iniciativën Civile Evropiane “Le t’i shpëtojmë bletët dhe bujqit”, e cila filloi më 25 nëntor. Nëpërmjet grumbullimit të së paku 1 mln nënshkrimeve fushata ka qëllim të shkaktojë ndryshime legjislative të nivelit evropian për ndalimin e pesticideve sintetike. Ngulet këmbë që gjatë vitit 2030 përdorimi i tyre në bujqësi të ndalohet 80 për qind, duke filluar me ato që janë më të rrezikshme, ndërsa gjatë vitit 2035 eksploatimi i tyre të ndalohet krejtësisht. Vetëm bujqësia e lirë nga pesticidet mund të sigurojë ushqimin për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm dhe t’u përgjigjet sfidave, rrjedhim i ndryshimit të klimës, mendojnë organizatorët e iniciativës civile. Çdo vit te ne preparatet helmuese asgjësojnë dhjetëra mijë familje bletësh. Prandaj bletarët bullgarë shpresojnë të grumbullojnë minimum 15 mijë nënshkrime kundër përdorimit të pesticideve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD