Shtëpia në Vjenë e një prej këngëtareve më të mëdha operistike bullgare Gena Dimitrova do të mbajë emrin e saj. Në këtë mënyrë shoqata për kulturë dhe art “Mjellma ngjyrëvjollcë” do të nderojë bullgaren, e cila ka kënduar në një skenë me këngëtarët më të famshëm të operës të shekullit të kaluar. Vendosja e përkujtimores mbi godinën e Muhlgasse 22 do të mbahet më 14 dhjetor në prani të ambasadorit bullgar Ivan Sirakov dhe të Kryetarit të Shoqatës Aleksandër Aleksandrov. Pas kësaj në Sallën e Ballos të Konservatorit – jo larg shtëpisë së yllit të operës, do të prezantohet dokumentari “Dashuri për Genën” i Dimitër Sotirovit. Atje banorët e Vjenës do të shohin interpretime të Gena Dimitrovës bashkë me Liciano Pavarotti,José Carreras, Anna-Tomova Sintova dhe këngëtarë të tjerë të njohur. Bullgarja e ka pëlqyer Vjenën për shkak të qetësisë së qytetit, tha vajza e saj Milena Stojkova.
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..