Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe luftimi global për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara

Pasi vizitoi disa jetimore ku rriten fëmijë me aftësi të kufizuara, drejtori ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Invalidëve Erik Rozentall (Eric Rosenthal) bëri konkluzionin, se  ato jetimore duken si “depo për njerëz të panevojshëm”.  Sipas tij jeta e këtyre fëmijëve për shoqëri nuk vlen asgjë, gjë që flet për një politikë të keqe sociale, për kujdese të këqija dhe për mbrojtje të keqe shëndetësore. Sipas tij e gjithë kjo përbën shkelje të të drejtave kryesore njerëzore.

Ekziston Konventë për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara – theksoi Erik Rozentall. – Ajo mbron të drejtën e të gjithë këtyre njerëzve të jetojnë në bashki, të kenë mundësi për zgjedhje, ashtu si të gjithë të tjerët.

Sipas kësaj konvente integrimi i fëmijës në bashki përfshin të drejtën e tij të jetojë në familje. Në OKB ishte deklaruar, se institucionet dhe shtëpitë e tipit familjar nuk mund të zëvendësojnë familjen. Fëmijët e vendosur në ato institucione kanë familje dhe në se ndihma orientohet te to mund të ulim numrin e të strehuarve në jetimoret. Për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, pa marrë parasysh gjendjen e tyre, mund të gjendet familja kujdestare, në se prindërit nuk janë në gjendje të kujdesen. Kjo është kërkesë ndërkombëtare dhe qëllimi ynë është të ndikojmë mbi BE-në dhe donatorët e tjerë, të mos lëshojnë mjete për ndërtimin ose meremetimin e institucioneve për strehim të fëmijëve.

Në këtë kontekst vendi ynë është në qendrën e procedurave gjyqësore kundër Komisionit Evropian. Një procedurë e tillë për herë të parë hapet nga tri organizata të njerëzve me aftësi të kufizuara - Rrjeti Evropian për Jetë të Pavarur, Fondacioni “Validiti” dhe Qendra për Jetë të Pavarur. Në gjykatën e BE-së në Luksemburg ata paraqitën një apelim kundër vendimit të Komisionit Evropian të financojë Bullgarinë. Financimi falas evropian për azilet dhe jetimoret në Bullgari arrin 18 milion euro. Ato do të shfrytëzohen për ndërtimin dhe pajisjen  e 6 qendrave ditore dhe 68 azileve për të moshuar, për njerëz me aftësi të kufizuara dhe për njerëz me probleme psikike. Mjetet do të orientohen te 29 bashki, ku do të hapen 9 objekte të reja për më se 1000 njerëz.

Megjithëqë Bullgaria u angazhua të realizojë një politikë të deinstitucionalizimit, mjetet evropiane do të shfrytëzohen edhe për krijimin e shtëpive të vogla të specializuara për strehim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Sipas organizatave joqeveritare në këtë mënyrë nuk është e mundshme të zgjidhen probleme serioze si diskriminimi, përjashtimi social, veçimi. Pasi Komisioni Evropian refuzoi  t’u japë fund këtyre investimeve, ankuesit iu drejtuan Gjykatës së BE-së.

Fëmijët që shikojmë në jetimoret duhet të ngjallin indinjatën tonë – mendon Stivën Allën (Steven Allen), drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Validiti” (Validity Foundation - Mental Disability Advocacy Centre):

Duke parë fotografitë nga jetimoret shtrohen jo vetëm pyetje morale, por edhe juridike. Është fakt, se mjete publike të BE-së edhe më sot lëshohen për veçimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe më konkretisht për veçimin e fëmijëve me të meta në Bullgari. Modeli i shtëpive të vogla familjare në praktikë financohet nga paratë e tatimpaguesve evropianë. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare BE është i detyruar të mos financojë veçimin. Që prej vitesh organizata jonë zbulon shembuj për shkelje të tilla nga ana e BE-së, pra vazhdon të financohen jetimore dhe azile për njerëz me të meta në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në Komisionin Evropian e kanë të qartë këtë problem sepse në të paraqiten ankesa pa u ndërprerë. Jemi të mendimit, se mjetet duhet të orientohet për ndihmë të familjeve që janë të prirë të kujdesen për njerëz me aftësi të kufizuara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: driadvocacy.org dhe validity.ngo



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD