Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e rinj nuk besojnë se mund t’i ndalojnë ndryshimet klimatike

Foto: EPA/BGNES

¼ e bullgarëve të rinj në moshë midis 15 dhe 29 vjeç janë gati të emigrojnë në një vend më të ftohtë për shkak të ngrohjes globale. Tek 30-vjeçarët kjo përqindje është vetëm 10.  1/5-a prej të rinjve gjithashtu janë gati të zhvendosen në pjesën më të ngrohtë të Bullgarisë apo të emigrojnë në një shtet më të ngrohtë, përsëri për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndryshe nga moshatarët e tyre në Evropë, të rinjtë në Bullgari nuk i kushtojnë vëmendje të madhe këtij problemi dhe e renditin në vend të tetë ndër problemet e veta, pas atyre si të ardhurat e ulëta, sistemi i keq i shëndetësisë apo papunësia. 68% prej të rinjve nuk besojnë se sjellja e tyre personale mund të ndikojë diçka. Analiza është bërë nga Banka Evropiane e Investimeve në territorin e të gjithë Evropës ndër 30 mijë veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shiu ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit të madh në malin Rilla

Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”,..

botuar më 24-08-30 11.34.PD

Diplomatët e parë të BE-së diskutuan problemet në Ukrainë, Gazë dhe pika të tjera të nxehta

Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në..

botuar më 24-08-30 10.04.PD

Parashikimi i motit për 30 gushtin

Gjat ë 24 or ë ve  t ë ardhshme  atmosfera në vend do të  mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, në disa zona dotë jenë përkohësisht intensive, me bubullima. Do..

botuar më 24-08-29 7.25.MD