Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe situata në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, Hakan Fidan i Turqisë dhe koordinatorja e lartë e OKB-së për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës Sigrid Kaag ishin gjithashtu të pranishëm si të ftuar specialë në takim. Në takim, ministri Kondov theksoi nevojën për forcimin dhe rritjen e forcave evropiane të mbrojtjes, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes për Ukrainën për rimëkëmbjen e shpejtë të infrastrukturës energjetike të vendit. Lidhur me krizën në Gazë, ministri Kondov theksoi se "Bullgaria mbështet rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhërrëfyesin e presidentit Biden për paqen" dhe shtoi se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është i nevojshëm kufizimi dhe de-përshkallëzimi i tensioneve. Bullgaria mbështet dhe merr pjesë në ofrimin e ndihmës humanitare, shtoi ai.
Në kuadër të takimit jozyrtar, ministri i jashtëm bullgar diskutoi me kolegen e tij rumune Luminica Odobesku për ndërtimin e korridorit multimodal të transportit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme lidhëse mes dy vendeve.Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë së re të përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi se garanton një distancë të..
Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”,..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e..
Gjat ë 24 or ë ve t ë ardhshme atmosfera në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë..
Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i..