Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti Next Step mbledh muzikantë të afirmuar bullgarë të xhazit

Mirosllav Turijski (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) gjatë viteve kanë dëshmuar talentin e vet si këngëtarë dhe kompozitorë. I njohim prej një sërë projektesh /përfshi dhe të përbashkëta/, incizime të muzikës prej autori, pjesëmarrje në xhaz festivale dhe ngjarje të tjera muzikore. Gjatë muajit nëntor qyteti  Plovdiv qe mikpritës i edicionit të pestë të radhës të Xhaz Festit të Plovdivit. Bashkë me programin bazë, qe parashikuar dhe skenë për projekte të reja të xhazit. Njëri prej tyre qe i Mirosllav Turijskit dhe i Hristo Jocovit me titull Next Step. Në të, dy muzikantët  marrin pjesë si autorë dhe si instrumentist. Më shumë tregon nga Mirosllav Turijski:

Projekti ynë tanimë pak u vjetërsua, me qenë se startoi përpara më shumë se 3 vjetëve, në bazë të idesë së Hristo Jocovit. Ai më propozoi atëherë të mblidhemi dhe të ekzekutojmë bashkë pa basist, por vetëm me kitarën e Nikollaj Karageorgievit. Disa ditë pas kësaj , Hristoja më dërgoi 3 kompozicionet e para, të cilat tanimë i kishte shkruar për këtë album të ardhshëm. Shumë shpejt realizuam Next Step, me qenë se Hristo Jocovi është shumë produktiv si kompozitor, përveç se është dhe një muzikant i shkëlqyer. Unë po kështu shkrova disa kompozicione  dhe vendosëm se ( pasi kemi kaq shumë pjesa) ti botojmë. Por, procesi qe i ngadaltë. E incizuam albumin dhe vendosëm të presim Plovdivin xhaz fest si një platformë e përshtatshme për prezantimin e tij.

Next Step përmban 9 pjesa – katër janë të Hristo Jocovit, kurse 3 të tjerat janë të Mirosllav Turijskit. Pas kohe ndaj të treve, bashkë me kitaristin Nikollaj Karageorgiev, fare rastësisht bashkohet dhe saksofonisti Vlladimir Kërparov, i cili prej kohe jeton dhe krijon në Gjermani.

Gjatë kohës së punës tonë mbi album, Vllado Kërparov qe në Plovdiv, kurse ai shumë rrallë kthehet në Bullgari. Përveç kësaj  tanimë kishim dhe datë për koncert, prandaj i propozuam të ekzekutojë bashkë me ne. Për të  nuk qe problem  të përfshihet ndaj trios tonë, me qenë se Vlladoja është shumë i talentuar dhe mund të ekzekutojë çdo lloje muzike. Kompozicionet tona i pëlqyen, ai i interpretoi shkëlqyeshëm, pa prova. U bë shumë mirë. Atëherë vendosëm të ftojmë Dimitër Ljolevin, një saksofonist tjetër i shkëlqyer , i cili jeton në Bullgari. Me të ekzekutojmë  prej viteve  në grupe dhe projekte të ndryshme. Dhe kështu u formua kuarteti.

Gjatë vitit 2020 të katër muzikantët do të prezantojnë Next Step në festivale dhe skena të ndryshme tek ne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD