Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia Socialiste Bullgare propozon që financimi i mediave publike të lidhet me produktin e brendshëm bruto

Foto: arkiv

24 milion euro për Radion Kombëtare Bullgare dhe 36 milion euro për Televizionin Kombëtar Bullgar – ato janë shumat e parashikuara për mediat publike në buxhetin shtetëror për vitin 2020. Partia Socialiste Bullgare propozoi një model të ri të financimit të mediave publike, i cili do të ndihmojë krijimin e fondit “Radio e televizion”. Ideja është që shteti të lidhë financimin e Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar me produktin e brendshëm bruto të vendit dhe ai të jetë 1.5 promil prej tij. Për vitin 2018 produkti i brendshëm bruto i vendit është pak mbi 55 miliard euro. Tani subvencionimi i mediave publike caktohet nga ministri i financave. Nga Partia Socialiste Bullgare propozojnë që fondi “Radio dhe televizion” të hyjë në fuqi që nga 2 janari i vitit 2021.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Ushtarak Detar

Muzeu Ushtarako-Detar gjurmon historinë detare në një ekspozitë

Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe..

botuar më 24-08-11 6.10.PD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, përderisa gjatë ditës do të jetë i orientuar nga veri-verilindja dhe do të forcohet..

botuar më 24-08-09 7.35.MD