Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan “Ditët e Dhurimit” në përkrahje të njerëzve me probleme të riprodhimit

Foto: arkiv

Sot fillon edicioni i shtatë i nismës “Ditët e Dhurimit”. Ngjarja është me qëllim bamirës – të ndihmojë çiftet me probleme të lidhura me shëndetin riprodhues që të kenë fëmijë. Nisma mbledh në një vend dhurues të materialit riprodhues (qeliza veze dhe spermatozoide), recipientë, të cilët presin dhurues, nëna dhe fëmijë të lindur me metodën e fekondimit “in vitro”, siç edhe specialistë në fushën e shëndetit të riprodhimit.

Qëllimi është që të popullarizohet dhurimi, shpjegoi Mariella Kurteva nga fondacioni “Nënat për Dhurim”. Për pesë vitet e fundit me ndihmën e fondacionit janë lindur 1500 fëmijë dhe çdo vit numri i dhuruesve është duke u rritur 20% në sajë të punës së përkushtuar për popullarizimin e kauzës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD