Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian bllokoi pakon “Mobilitet” kontestuar nga Bullgaria

Foto: BGNES

Komisioni Evropian do të vlerësojë suplementarisht ndikimin e klauzolave të pakos “Mobilitet” për kthimin e kamionëve çdo 8 javë në vendin në të cilin janë të regjistruar dhe për kufizimin e transportit të kombinuar. Këto klauzola nuk janë në sinkron me ambiciet e Paktit të Gjelbër dhe me funksionimin e tregut të përbashkët. Marrëveshja që duhet të arrihet mbi pakon do të diskutohet në një mbledhje të ambasadorëve, ndërsa komisioni do të vendosë  veçmas për ndikimin e pakos mbi Paktin e Gjelbër, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Vendimi për kthimin e kamionit në vendin nga ku është nisur çdo 8 javë, si dhe të shoferit çdo 4 javë, provokoi indinjatën e një sërë vendesh të BE-së, ndër të cilat edhe Bullgaria. Ato kërcënuan se do të paraqesin një padi kolektive në Gjykatën e BE-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD