Këshilli për punë me bullgarët jashtë shtetit pranë Nënpresidentit shqyrtoi në mbledhjen e fundit për vitin 2019 forumin e ardhshëm me bullgarët jashtë shtetit, ku nuk do të ketë tema të ndaluara. Nënpresidentja Ilijana Jotova konstatoi se është miratuar një korrigjim në Ligjin për të huajit, korrigjim ky i cili lehtëson ardhjen e studentëve me origjinë bullgare në Bullgari, pa pasur nevojë për vizë. Ministria e Arsimit siguroi një mundësi të re për aplikimin e kandidat-studentëve nga jashtë, me provim në bullgarisht dhe me një maturë të përbashkët. U ripohua teza se ndryshimet në Ligjin për nënshtetësinë bullgare duhet të përfshijnë një nivel të detyrueshëm të zotërimit të gjuhës bullgare dhe kërkesë për qëndrim të përhershëm.
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Gjatë 6 muajve të fundit, mbështetja e bullgarëve për anëtarësimin e vendit në BE u rrit - nga 57 në 61 për qind. Vetëm 15 për qind janë kundër, sipas..