Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2019 është rekord për ekonominë bullgare

Emill Karanikollov
Foto: BGNES

Bullgaria është me tregues shumë të mirë ekonomikë, tha para Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ministri i resorit Emill Karanikollov. Gjatë tremujorit të tretë Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) rritet me 3.7% në krahasim me vitin 2018. Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar  dhe Banka Qendrore Evropiane rritën parashikimet për rritje të Bullgarisë. Megjithëse në tërë Evropën ka ulje të treguesve, në Bullgari ka rritje dhe ndoshta ky vit do të jetë një prej më të mirave për dhjetëvjeçarin e fundit. Përmasa e PBB-së do të arrijë dhe do të tejkalojë 60 mlrd euro, një nivel që nuk kemi pasur kurrë deri tani. Kemi edhe papunësinë më të ulët që prej 30 vitesh. Eksporti gjithashtu shënon rekord në historinë tonë ekonomike. Nga janari deri në tetor ai është rritur me 4.2 për qind, shtoi Karanikollov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas pushimeve verore, deputetët u rikthyen në punë

Sesioni i vjeshtës i Asamblesë Kombëtare po pritet të jetë i ngarkuar. Para fillimit të ditës së parë të punës pas pushimeve verore, nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputetja e grupit parlamentar GERB-SDS Rosica Kirova komentoi për gazetarët..

botuar më 24-09-04 9.29.PD

Parashikimi i motit për 4 shtatorin

Gjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-09-03 7.40.MD
Peter Sijarto

Peter Sijarto: Nuk e kuptoj pse Bullgaria nuk është pjesë e zonës Shengen

“Bullgaria është e përgatitur për Shengenin dhe ne nuk e kuptojmë pse nuk është pjesë e kësaj hapësire.” Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto në Bukuresht, ku mori pjesë në takimin e tetë në nivel të ministrave të..

botuar më 24-09-03 4.29.MD