Më 27 dhjetor të vitit 1944 në moshën 80 vjeçare u nda nga jeta Petër Dënovi, të cilin pasardhësit e tij e quanin Beinsa Duno ose Mësuesi. Dënov ishte filozof, themelues i mësimit fetar-filozofik dhe i lëvizjes së Vëllazërisë së Bardhë mbarëbotërore, e cila përcaktohet si krishterim ezoterik. Shteti bullgar e konsideronte këtë mësim si fetar, prandaj ai u regjistrua nga Drejtoria e Feve si një fe e veçantë. Mësimi i dashurisë, i urtësisë, i së vërtetës, të cilën Dënovi e predikonte, përbën një varg të pafundmë të kompromiseve, sepse dashuria është kompromis, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare – kryetari i Vëllazërisë së Bardhë Sllavi Sllavov.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..