Qeveria lëshoi 1.2 milion euro për Manastirin Zograf “Shën Gjergji” në Malin e Shenjtë. Mjetet janë të domosdoshme për përfundimin e meremetimit dhe rindërtimit të krahut lindor, i cili është në gjendje të rëndë dhe nuk mund të shfrytëzohet për banim. Krahu lindor u ndërtua para 200 vitesh. Në të prifti Paisij Hilendarski përfundoi librin e vet “Historia sllavo-bullgare” – veprën e parë të historiografisë bullgare, me të cilën konsiderohet se e vuri fillimin e Rilindjes Bullgare. Edhe Këshilli Bashkiak i qytetit Kjustendill vendosi të përfshihet në këtë ndihmë duke siguruar afro 7 700 euro.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..