Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një korsi biçikletash përgjatë bregut të Detit të Zi do të lidhë qytetet Llozenec dhe Carevo

Foto: www.sarafovo.info

Lulishtja e ardhshme detare e pushimores Llozenec do të lidhet me qytetin bregdetar Carevo me korsi biçikletash. Këtë e tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë Carevo Georgi Llapçev. Ato ishin plane tona të largëta të cilat po realizojmë, sqaroi ai. Pritet që gjatë vitit 2020 krosia e biçikletave të arrijë nga Carevo deri në Arapja. Zgjatja e mëtejshme e korsisë parashikohet për vitin 2021. Korsia do të jetë në distancë nga rruga automobilistike dhe do të jetë ndriçuar, shtoi kryetari i bashkisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD