Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria bullgare është duke luftuar aktivisht antisemitizmin

Zv.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev
Foto: BGNES

Qeveria është angazhuar me luftën kundër antisemitizmit, tha Zv.Mministri i punëve të jashtme Georg Georgiev. Është krijuar një grup i kontaktit pranë koordinuesit kombëtar për kundërvënien e antisemitizmit prej përfaqësuesve të institucioneve bashkiake dhe shtetërore dhe të organizatës së hebrenjve në Bullgari “Shalom”.

Ky grup i kontaktit është një strukturë unike për Evropë, e cila garanton reagim të shpejtë dhe veprime parandaluese.

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit Sofja, bashkë me Kongresin Botëror të Hebrenjve dhe organizatën “Shalom” e shpallën zyrtarisht këtë politikë. Luftimi i antisemitizmit do të krijojë ambient më të sigurt për shtetasit bullgarë, pavarësisht nga feja dhe përkatësia e tyre etnike, është i mendimit Georgievi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2.4 km e fundit të Korridorit Nr. 8 në Bullgari duhet të jenë gati brenda 4 vitesh

Është shpallur prokurimi publik për 2.4 km e fundit të linjës hekurudhore nga Gjueshevo në Maqedoninë e Veriut dhe për seksionin Sofje - Radomir. Vlera e tenderëve është mbi 279 milionë euro, dhe afati i përfundimit është viti 2029, njoftoi Ministria..

botuar më 25-07-29 10.59.PD

Aplikimet për programin “Unë Zgjedh Bullgarinë” fillojnë në shtator

Të paktën 870 persona mund të përfitojnë nga masa “Unë Zgjedh Bullgarinë” për t’u tërhequr përsëri në Bullgari nga jashtë vendit. Një pjesë e madhe e tyre ndoshta do të kthehen me familjet e tyre, tha për BTA-në zëvendësministrja e Punës dhe Politikës..

botuar më 25-07-29 9.46.PD

Një ekspozitë “blitz” në mbështetje të euros viziton Ministrinë e Kulturës

Trienalja Ndërkombëtare e Posterit Skenik do të vizitojë Galerinë Sredec të Ministrisë së Kulturës të martën, më 29 korrik, me një ekspozitë “Re-akcion: Bullgaria dhe euroja”, brenda një ore e gjysmë. Një njoftim për shtyp nga Ministria informon se..

botuar më 25-07-29 6.15.PD