Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria do të hetojë 24 rastet e vdekjes në një qendër për njerëz me sëmundje mendore

Diana Kovaçeva
Foto: BGNES

Avokatja e popullit Diana Kovaçeva iu referua Prokurorisë për 24 rastet e vdekjes gjatë vitit 2019 në një qendër për njerëz me demencë. Arsyeja është kontrollimi i bërë nga ana e ekspertëve të mbrojtëses së popullit, pas të cilit janë konstatuar kushte jashtëzakonisht të këqija në institucionin social në fshatin Gorsko Kosovo, në qarkun Suhindoll, Bullgari Veriore.

Pas kontrollimit të bërë dhe bisedave të zhvilluara me të strehuarit në këtë qendër ekspertët janë të mendimit se pacientët në të neglizhohen sistematikisht.

Rekomandime për përmirësimin e kushteve i janë bërë akoma në vitin 2013 kryetarit të bashkisë së Suhindollit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Uashington, kryeministri deklaroi se Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO

Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..

botuar më 24-07-10 9.41.PD

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD