Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

72 për qind prej bullgarëve përkrahin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Në fund të vitit 2019 Radio Bullgaria kërkoi qëndrimin e ministrit të mbrojtjes dhe zëvendës kryeministër të sigurisë Krasimir Karakaçanov për ndryshimet që filluan në Ushtrinë Bullgare dhe për sigurinë rajonale të Ballkanit. Procesin e ndryshimeve ministri e caktoi ashtu:

Atë që nuk u bë që prej 30 vitesh, për shembull projektet për modernizimin e forcave të armatosura, për meremetimin dhe modernizimin e teknikes ekzistuese, për shtimin e të ardhurve të ushtarakëve, arritëm ta realizojnë në periudhën e viteve 2018 – 2019. Sivjet u dukën edhe rezultatet, arritëm të nënshkruajmë një kontratë, që të marrim 8 gjuajtësit e parë modernë F 16 block 70. Tashmë kemi oferta për modernizimin e ushtrisë së këmbësorëve me makinën e re dhe të flotës ushtarako-detare me dy anije. Shpresoj që vitin e ardhshëm të përfundojmë edhe me këtë pjesë nga modernizimi i ushtrisë bullgare.


Projekti për modernizimin – vazhdon ministër Karakaçanov – përfshin marrjen e një skuadriljeje nga 16 gjuajtës. Realizuam pjesën e parë me 8 gjuajtës, të cilët duhet të jenë në Bullgari deri në vitet 2023-24. Brenda kësaj periudhe duhet të përgatitet etapa e dytë për marrjen e 8 aeroplanëve të tjerë. E vëmë bazën dhe shpresoj, që kushtet në të cilat do të arrijmë kontratën tjetër do të jenë më të mira. Pas 3-4 vitesh ky aeroplan do të shfrytëzohet në masë, sepse përveç Bullgarisë dhe Sllovakisë, të cilët arritën kontrata për F 16 block 70 edhe Rumania shfaq interes. Kroacia zhvillon bisedime, Greqia gjithashtu ka ndërmend të modernizojë aeroplanët ekzistues deri në nivelin block 70. U arritën kontrata edhe në Azi. Domethënë ky aeroplan do të jetë në treg dhe do të prodhohet në masë dhe çmimi i tij do të jetë më i ulët.

Shoqëria bullgare sikur nuk shfaq interes të madh ndaj temës së mbrojtës?

Nuk mendoj ashtu. Shoqëria kupton mirë dhe idenë për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak e përkrahin 72 për qind nga bullgarët. Ndërsa 81 për qind e përkrahin idenë për rivendosjen e trupave të punës, në të cilat pjesa analfabete e shoqërisë, e cila nuk punon, të bëhet më e disiplinuar dhe të përvetësojë një profesion. Shoqëria e ka të qartë, se situata rreth Bullgarisë nuk është aq e mirë se sa disa përpiqen ta prezantojnë.  Konfliktet në Siri, si dhe në Irak vazhdojnë. Tensioni midis Turqisë dhe Greqisë po rritet. Në vet Turqinë, e cila është fqinja jonë jugore ka 3 milion emigrantë ilegalë të cilët në një moment mund të nisin drejt kufijve tona. Në Bosnjë e Hercegovinë mbretëron një paqëndrueshmëri reale. Tensioni midis Kosovës dhe Serbisë është një gjë reale. Në rajonin e Detit të Zi tensioni Ukrainë-Rusi gjithashtu është fakt, njerëzit shikojnë se bota nuk është më e sigurte se sa ishte para 10 ose para 20 vitesh. Dhe shoqëria kupton, se kemi nevojë për ushtri. Megjithëqë kushton para modernizimi i ushtrisë që po realizojmë, i gëzon përkrahjes së shoqërisë. Dhe problemi është te ata politikanë, të cilët brenda 20-25 viteve të fundit i shpjeguan shtetasit bullgarë, se kur do të hyjmë në BE, ndonjëri do të na japë para me të cilat do të jetojmë mirë. Ose kur do të hyjmë në NATO ndonjëri tjetër do të ketë detyrën të na mbrojë. U hoq rekrutimi, gjë të cilën nuk e bënë as Greqia, as Turqia si anëtare të NATO-së. Edhe shtetet skandinave si Finlanda, Norvegjia dhe Suedia rivendosën shërbimin ushtarak, ndërsa Danimarka kurrë nuk e ka hequr – tha në përfundim ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Ndiqni sajtin e Radio Bullgarisë për të lexuar pjesën e dytë të intervistës me ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, kushtuar problemeve në Ballkan, para të cilëve do të qëndrojmë edhe gjatë vitit të ri 2020.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD