Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Karakaçanov komenton fluksin e migrantëve dhe marrëdhëniet në Ballkan gjatë 2020-ës

Ministri i mbrojtjes dhe zv. kryeministër për çështjet e sigurisë Krasimir Karakaçanov shprehu bindjen e vet se NATO-ja dhe BE-ja do të arrijnë t’i qetësojnë mosmarrëveshjet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Në intervistën e dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë në fund të vitit të kaluar, pyetjes a do ta përballojë Bullgaria fluksin migrator gjatë vitit të ri 2020, ministri Karakaçanov iu përgjigj kështu: 

Kufiri ynë me Turqinë është nën kontroll dhe do të vazhdojë të jetë i sigurt, sepse jemi të gatshëm të reagojmë për mbrojtjen e tij duke përdorur jo vetëm forcat e policisë kufitare, por edhe ato të ushtrisë. Dhe këtu vullneti i qeverisë është i qartë dhe kategorik – nuk do të lejojmë hyrjen në mënyrë ilegale në territorin tonë të njerëzve. Greqia është në situatë më të vështirë, sepse kufiri i saj detar është shumë i madh dhe kjo që e kemi bërë për mbrojtjen e kufirit bullgar nuk mund të bëhet atje. Përveç kësaj masat që i kemi marrë janë të rrepta. Jam i bindur se në se nuk ka provokacion të qëllimshëm (për shembull dikush të organizojë dhe me qëllim të dërgojë në kufirin tonë 100 mijë emigrantë), nuk do të kemi probleme. Dhe bile një situatë të tillë, përsëri do të mund ta përballojmë”. 

A mendoni se mekanizmat e NATO-së do të arrijnë ta qetësojnë tensionin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë?

Do të arrijnë ta bëjnë këtë sepse tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është në bazë të interesave ekonomike. Bëhet fjalë për gazin në rajonin e Qipros, i cili jep perspektiva të mira për fitime të mëdha. Dhe problemi është se kusht do ta shfrytëzojë këtë resurs. Por unë mendoj se asnjëra nga të dyja palët nuk do të guxojë të përdorë forcë. Ka mjaft mekanizma në NATO dhe BE për parandalimin e konfliktit të armatosur. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka tension dhe pasiguri, sepse ky proces ka të ngjarë të përshkallëzohet”.

Si e vlerësoni riarmatimin që po zhvillohet në Serbi?


Më bëjnë përshtypje disa gjëra. Gjatë viteve të fundit  politikanët serbë përsëri filluan të kërkojnë armikun rreth tyre. Përsëri filluan të akuzojnë fqinjët se krijojnë komplote kundër Serbisë. Akuzat janë drejtuar një herë nga Bullgaria, një herë – nga Kroacia. Por fakti është se komplote të tilla nuk ka.Në duart e serbëve dhe politikanëve të tyre është të vendosin a dëshirojnë të bëhen anëtarë të BE-së dhe NATO-së. Por politika, të cilën e kanë zgjedhur – të kandidojnë për anëtarësim në BE, por të mos kërkojnë pjesëmarrje në NATO, nuk mund të realizohet. Dhe ndoshta ata e dinë këtë.Është fakt se Serbia riarmatohet aktivisht. Po dëgjojmë deklaratat e ministrit të tyre të mbrojtjes se Serbia qëllon që të bëhet lidere ballkanike sa u përket forcave ajrore – kjo na jep arsye për të menduar. Komentet e lidhura me shkëmbime territoresh mes Serbisë dhe Kosovës dhe për aderim në Serbi të territoreve nga Bosnja, gjithashtu nuk i nënvlerësojmë. Unë nuk dua të akuzoj asnjëri, por duke pasur parasysh situatën në Ballkan, jemi detyruar të jemi të kujdesshëm, t’i ndjekim proceset dhe t’i analizojmë.“

Dhe le të hedhim një vështrim te problemet e hapura me Maqedoninë e Veriut.

Është një pyetje e ndërlikuar. Vendimi duhet të vijë nga Shkupi. Kjo politikë nga koha e Titos – të përpiqesh të flirtosh  me të gjithët dhe pak t’i gënjesh të gjithët për të arritur qëllimet e tua, nuk mund të sjellë rezultate pozitive. Ne e kemi njohur Maqedoninë si shtet i pavarur . Askush nuk mund të kërkojë nga ne që të njohim gjuhën, të cilën ata e quajnë maqedonase, si gjuhë e veçantë. Në Kushtetutën e tyre para 50 vjetësh ata e kanë quajtur gjuhën maqedonase, ata mund ta quajnë dhe esperanto – kjo është e drejta e tyre. Por në juridiksionin ndërkombëtar njihen vetëm shtetet. Subjekti i së drejtës ndërkombëtare është shteti Maqedonia e Veriut, jo idetë e tyre për gjuhë të veçantë apo për kombësi maqedonase. Kombësitë dhe gjuhët nuk njihen. Folëm për konfliktin  ndërmjet  Turqisë dhe Greqisë për shkak të Qipros.A keni dëgjuar për polemikë në Qipro apo në Greqi të lidhur me këtë a janë grekë qipriotët, të cilët flasin greqisht, apo jo? A ekzistojnë debate të tilla ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë  - a flitet në Austri gjuha gjermani apo gjuha austriake?  Apo ndërmjet të dy Koreve, të cilat janë në prah të luftës - a flitet për ekzistencën e kombësisë së Koresë së Veriut, apo a ndryshohet gjuha e veriut nga ajo e jugut? Kjo skizofreni e krijuar në Jugosllavinë e Titos me bazë ideologjike dhe me qëllim që të asgjësohet vetëdija kombëtare bullgare në Maqedoni nuk mund të jetë pjesë e një politike evropiane dhe askush në Bullgari nuk mund ta pranojë dhe ta përkrahë” – është kategorik ministri i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri për çështjet e sigurisë Krasimir Karakaçanov në intervistën e dhënë para mikrofonit të Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD