Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skuadra bullgare e tenisit ra, por lindi yje të reja në Sidnej

Skuadra Bullgare e ATP Cup në Sidni (nga e majta në të djathtë): Grigor Dimitrov, Aleksandër Llazarov, Dimitër Kuzmanov, Aleksandër Donski dhe Adrian Andreev.
Foto: Jaimi Chisholm/Getty Images

Skuadra bullgare e tenisit ra, por lindi yje të reja në Sidnej

Personalitetet e shkëlqyera jo vetëm se emocionojnë me shfaqjet e veta të shkëlqyera, por frymëzojnë me pasion dhe japin krahë. Katër djem bullgarë, të mbledhur dhe të bashkuar rreth kapitenit të vet, për disa ditë u kthyen në një skuadër, e cila del me guxim në fushë, fiton ndeshje dhe ushqen lakminë e vet për fitore. “Çdo një ëndërr fillon me besim”, thotë tenisti ynë më i mirë Grigor Dimitrov, i cili ishte dhe kryetari i skuadrës bullgare në Sidnej.

Grigor Dimitrov nuk mundi ta klasifikojë skuadrën bullgare në çerekfinalet e turneut ATP në Sidnej, por arriti fitoren më të vlefshme – bashkoi në një sportistët e një kombi prej individualistësh. Në edicionin e parë të garës me pjesëmarrjen e 24 kombeve, bashkatdhetarët tanë arritën fitore të papritura, duke luajtur në një ekip të fortë. Duke humbur me dy me një fitore nga Belgjika, djemtë bullgarë nuk arritën të përballen kundër të gjitha 8 skuadrave më të mira në botë.

“Bullgaria e mposhti Britaninë e Madhe në një “tenis dramë” të mahnitshme”, shkruanin gazetarët pas fitores së parë të skuadrës sonë. Në ndeshjen vendimtare për çifte bashkë me tenistin më elitar bullgar  luajti 22-vjeçari Aleksandër Llazarov – një djalë i qetë, i ndrojtur i cili doli në fushë me idenë “të mos të bëhet për turp”, kurse iku si një yll i vërtetë. Pikërisht, tenisti me përvojë më të pakët fitoi pikën e fundit në ndeshje, duke u kthyer në heroin e skuadrës bullgare. Ndeshja në fjalë ishte ajo kundër skuadrës me pjesëmarrjen e fituesit të shumë titujve të Grand Slam-it – Murray.

Foto: @ATPCup

26 vjeçari Dimitër Kuzmanov është i riu tjetër bullgar me fitore prestigjioze në ndeshjet teke, duke e mposhtur veteranin belg Steve Darcis – (numër 38 në ranglistën botërore), si dhe moldavianin Aleksandër Kozbinov. Pikërisht në tokën australiane bullgari ka mundur të regjistrojë  fitoren e vet të parë në nivelin ATP dhe të ngjitet me 6 vende deri në numrin 417 në klasifikimin e tenistëve. “Po e përjetoj ëndrrën time dhe po vazhdoj të besoj dhe të luftoj”, këto ishin fjalët e tij pas  prezantimit të suksesshëm në turne.

Merita kryesore për motivacionin e madh dhe vrullin e tenistëve bullgarë pa dyshim që i dedikohet Grigor Dimitrovit. Përpara se të dalim për herë të parë në fushë, u mblodhëm në dhomën e zhveshjes dhe ai na tha, se duhet të përqendrohemi vetëm mbi këtë të japim më të mirën nga vetja jonë në çdo një moment, deklaroi Dimitër Kuzmanov. Ai shtoi se, që të gjithë djemtë fusin edhe më shumë pasion në lojën e vet, sepse luajnë për Bullgarinë. Përveç se u paraqit tepër mirë në fushë, në Sidnej bullgarët gëzuan dhe një përkrahje të fortë nga tribunat. 100 bashkatdhetarët e zhurmshëm bile mbetiën deri në orën 3:00 pas mesnate, që të ngrejë frymën sportive të tenistëve tanë në ndeshjet me Moldavinë. Kurse ata, nga ana e tyre, e kthyen gjestin, duke u takuar me tifozët e vet të përkushtuar.

Foto: @ATPCup


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD