Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë evakuuar ushtarakët bullgarë nga Iraku

Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçov ripohoi se të dy ushtarakët e misionit të NATO-s në Irak janë dislokuar në vende të treta. Misioni nuk është i ndërprerë. Ai thjeshtë është evakuuar dhe nëse merret vendim se situata në Irak është e përshtatshme dhe në rast dëshire nga ana e qeverisë irakiane ata mund të kthehen, tha Karakaçanov. Ushtarakët bullgarë marrin pjesë në përgatitjen e forcave irakiane të sigurisë në luftimin e xhihadistëve nga “ISIS”. Bullgaria do të respektojë vendimin e Parlamentit Irakian. Por le të mos harrojmë se ushtritë e NATO-s janë atje me kërkesë të tyre dhe e stabilizojnë kështu gjendjen e pasluftës, saktësoi Kryeministri Bojko Borisov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët për të dhjetën herë dështuan në përpjekjen për të zgjedhur një kryetar

Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..

botuar më 24-12-05 2.46.MD

PP-DB pyet Gjykatën Kushtetuese nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor në detyrë mund të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..

botuar më 24-12-05 1.33.MD

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është caktuar për 16 janarin

Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..

botuar më 24-12-05 11.16.PD