Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sërë shpendësh ujorë preferojnë të kalojnë dimrin në Bullgari

Foto: BTA

Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, Bullgaria është një vend i preferuar nga një sërë shpendësh ujor për kalimin e dimrit. Akoma në fillim të muajit dhjetor qenë vënë re grumbullimet e para të llojeve veriore si patat ballëbardhe dhe ato gushëkuqe, zhytëset e të tjera, të cilët rregullisht e kalojnë dimrin në vendin tonë. Në fund të vitit të kaluar një ekip të shoqatës vëre numrin rekord të patave të mëdha ballëbardha të cilat e kalojnë dimrin në rajonin e ultësisë Svishtov-Belenska - afro 75 mijë individë. Një ekip tjetër i shoqatës regjistroi llojin jashtëzakonisht të rrallë për vendin tonë të pulës me mjekër në rajonin e liqenit Durankullak. Në periudhën e monitorimit të rregullt në liqenet e Burgasit janë saktësuar mjellma tundre dhe një grumbullim i madh prej mbi 600 rosa kryebardhë. Bullgaria është një vend i preferuar dhe për lloje të cilat janë të përfshira në Listën e Kuqe Botërore. Gjatë vitit 2020 zhvillohet regjistrimi ndërkombëtar i mjellmave qafe drejtë dhe tundra. Qëllimi është të mund të ndiqen ndryshimet në gjendjen e popullimit të llojeve të vërejtura, gjë e cila është treguese për ndryshimet në mjedisin në të cilin jetojnë shpendët dhe njerëzit. Në kontekstin e ndryshimeve klimatike studimet  janë shumë të rëndësishme dhe aktuale. Në regjistrimin ndërkombëtar marrin pjesë afro 15 000 ekspertë dhe vullnetarë nga e gjithë bota. Ai zhvillohet në më shumë se 100 vende dhe përfshin rreth 25 000 zona të lagështa.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD